NATO e mbështet krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por…

Nënsekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller ka thënë sot se NATO e mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Lajme

10/07/2018 15:01

Gottemoeller ka theksuar se ky proces duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën.

“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë procesin e reformës që përfshin formimin e forcave profesionale të sigurisë. Do të vazhdojmë të punojmë me zyrtarët e Kosovës dhe të mbështesim misionin e KFOR-it në Kosovë. Ne besojmë se është e rëndësishme të ruhet siguria në rajon nga baza në Bondsteel dhe të ndihmohet krijimi i ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Gottemoeller para fillimit të samitit të NATO-s në Bruksel, transmeton lajmi.net.

Ajo ka shtuar se NATO inkurajon fuqishëm vazhdimin e dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e BE-së.

“Ne jemi të vetëdijshëm për aspiratën e Kosovës ndaj anëtarësimit në BE dhe NATO, por ne duhet të bëjmë një rrugë të gjatë drejt kësaj”.

Sipas saj, është shumë e rëndësishme që dialogu të jetë i suksesshëm dhe të gjendet një zgjidhje./Lajmi.net/