“Natën e mirë nënë, të dua” dhe vdes 3 vjeçari (Foto)

Jasmine Shortland 23 vjeçare, ka thënë se është duke jetuar makthin më të keq që mund ta përjetojë një prind, që nga vdekja e djalit të saj 3 vjeçar Bryan Andrew Lock.

Fun

24/08/2016 11:35

Ajo ka thënë se djali ka vdekur nga një sindromë i vdekjes së papritur tek fëmijët, transmeton lajmi.net.

Fjalët e tij të fundit ishin: “Natën e mirë, të dua”.

“Ende nuk mund ta besojë që ai ka vdekur”, tha nëna e tashmë të ndjerit Bryan.

Nëna e tij kujton natën e fundit të birit të tij kur ai vetëm qeshte dhe kishte një fytyrë të ndritur, madje edhe në shtrat kishte shkuar duke qeshur.

Ky sindromë ndryshe njihet si “djepi i vdekjes”, që është vdekje e papritur dhe e pashpjegueshme tek foshnjat.

Në Britaninë e Madhe, çdo vit vdesin rreth 300 foshnje në mënyrë të tillë.

Shumica e vdekjeve ndodhin gjatë muajve të parë të foshnjave, mirëpo rasti i Bryan është shumë i pazakontë. /lajmi.net

Bryan-Andrew Lock

Bryan-Andrew Lock