Natë e mirë për Seedorfin

Pas një periudhë të komplikuar, Milani i Clarence Seedorfit shënoi fitoren e dytë të njëpasnjëshme në Serie A. Me një gol nga Mario Balotelli dhe dy të tjerë nga Leite Kaka, Rossonerët mposhtën Chievon me rezultat 3:0. “Është një mbrëmje e mirë, por jemi në një situatë ku dueht të rikuperojmë pikë”, deklaroi trajneri Seedorf…

Sport

29/03/2014 23:01

Pas një periudhë të komplikuar, Milani i Clarence Seedorfit shënoi fitoren e dytë të njëpasnjëshme në Serie A.

Me një gol nga Mario Balotelli dhe dy të tjerë nga Leite Kaka, Rossonerët mposhtën Chievon me rezultat 3:0.

“Është një mbrëmje e mirë, por jemi në një situatë ku dueht të rikuperojmë pikë”, deklaroi trajneri Seedorf pas ndeshjes.

“Çdo ndeshje do ta luajmë në maksimumin tonë, me vendosmëri të shfaqim sakrificë për njëri tjetrin. Do të zhvillohemi gjithnjë e më tepër, kur luajmë kështu, tregojmë vlerat tona, sonte kemi dhënë një shenjë vazhdimësie, sikurse në Firencë”, shtoi ai.

“Shpeshherë ëhstë dashur të marr vendime të detyrueshme, skuadra ka qenë mjaft e mirë duke i tejkaluar këto vështirësi. Unë dhe ekipi jemi duke u munduar të bëjmë punë për të përfunduar sa më mirë sezonin”.