Natë e “çmendur” për Vesa Lumën në Zelandën e Re

Tash e sa javë, këngëtarja Vesa Luma ka udhëtuar për në Zelandën e Re.

ShowBiz

13/01/2018 12:26

Përmes rrjeteve sociale, Vesa i mban vazhdimisht të informuar ndjekësit e saj në lidhje me aktivitetet që po bën atje, shkruan lajmi.net.

Atje, këngëtarja po shijon çdo moment, ndërsa mbrëmë janë argëtuar pa fund bashkë me bashkëshortin e saj, Big Bastën, të birin si dhe shoqërinë.

E veshur dhe rregulluar shumë elegante, Vesa është argëtuar në maksimum, e këtë gjë më së miri e vërtetojnë fotografitë që ka publikuar në Instagram.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Vesa ëshë “Ti zemra ime”, këngë kjo që erdhi në duet me Ervin Gonxhin gati një vit më parë. /Lajmi.net/