“Nata e Zjarreve”, përmbyll “Epopenë e UÇK’së”

Manifestimi “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” do të përmbyllet sonte me “Natën e Zjarreve” në Prekaz, ndërsa një program kulturor-artistik që mbahet në sheshin Adem Jashari në Skenderaj, duke filluar nga ora 18:00.

Lajme

07/03/2014 07:19

Me manifestimin “Nata e Zjarreve”, i cili do të mbahet sot në Prekaz, përfundon manifestimi treditor tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, i cili mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës.

Manifestimi “Nata e Zjarreve” do të përmbyllet me një program kulturor-artistik në sheshin Adem Jashari në Skenderaj, duke filluar nga ora 18:00. Nata e zjarreve është dita e tretë e manifestimit Epopeja e UÇK-së, pas paradës së FSK-së me 5 mars në kazermën “Adem Jashari”, si dhe homazheve dhe akademisë përkujtimore me 6 mars.

Manifestimi i është kushtuar rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, dhe 55 Jasharëve tjerë, 16 vjet më parë, në një betejë të përgjakshme që kishte zgjatur tri ditë e tri net mes forcave serbe dhe kësaj familje, raporton Rtklive.