Nasri nuk hekë keq

Samir Nasri nuk u ftua në ekipin e Francës për Kampionatin botëror në Brazil. Mirëpo, mesfushori nuk është duke hekë keq, në pushime me të dashurën e tij Anara Atanes.

Sport

04/06/2014 15:39

Samir Nasri nuk do të konsiderohet për rikthim në ekipin e Francës nëse Franck Ribery nuk tejkalon problemet fizike para fillimit të Kampionatit botëror në Brazi.

Kjo, bazuar në fotografitë e pushimit të publikuara nga e dashura e tij, që shfaqin mesfushorin Manchester City duke qenë mjaft i relaksuar, pavarësisht vendimit.

Ish ylli i Arsenalit ishte mungesë e befasishme nga skuadra e selektorit Didier Deschamps duke zgjuar të dashurën e tij Anara Atanes të sulmojë strategun e Trekolorëve nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

Mirëpo, pas injorimit, Nasri dhe bukuroshja Anara kanë shkuar për pushime, dhe duket se janë duke kaluar mjaft mirë dhe 26-vjeçari nuk do të ngutet për të rezervuar një fluturim për në Brazil, nëse Ribery nuk është në gjendje për lojë.