Nasri favorizon Chelsean ndaj PSG-së

Samir Nasri e ka favorizuar Chelsean, në duelin çerekfinal ndaj Paris Saint Germainit, në Ligën e Kampionëve. Klubi anglez dhe ai francez do të përballen këtë mesjavë, ndërsa mesfushori francez e ka dhënë mendimin e tij rreth kësaj përballjeje. “Chelsea është një skuadër që luan më shumë me kundërsulme, në mënyrë krejt tjetër në krahasim…

Sport

31/03/2014 07:00

Samir Nasri e ka favorizuar Chelsean, në duelin çerekfinal ndaj Paris Saint Germainit, në Ligën e Kampionëve.

Klubi anglez dhe ai francez do të përballen këtë mesjavë, ndërsa mesfushori francez e ka dhënë mendimin e tij rreth kësaj përballjeje.

“Chelsea është një skuadër që luan më shumë me kundërsulme, në mënyrë krejt tjetër në krahasim me atë të PSG-së. Chelsea ka disa vështirësi për ta ndërtuar lojën, por mendoj se do të kalojë tutje”, deklaroi ish futbollisti i Olympique Marseilles.

Fatkeqësisht për të, Manchester Cityt nuk i shkuan punët si duhet sivjet në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar nga Barcelona në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Futbollisti francez beson se diferencën në këtë ndeshje do ta bëjë trajneri Jose Mourinho, i cili di se si t’i zgjidh këto lloj ndeshjesh.