Nasri: Alves, pika e dobët e Barcelonës

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri ka identifikuar mbrojtësin e Barcelonës, Dani Alves, si pikën e dobët të gjigantit katalan para ballafaqimit të tyre në Ligën e Kampionëve.

Sport

24/02/2015 09:46

Samir Nasri ka identifikuar Dani Alvesin si pikën e dobët të Barcelonës para ballafaqimit me Manchester Cityn në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Premierligës ndeshet me gjigantin katalan me shpresë të hakmarrjes për eliminimin prej tyre në edicionin e kaluar të garës.

Dhe, Nasri ka identifikuar pikën e dobët të kundërshtarit.

“Ata kanë futbollistë të mirë por Dani Alves, nuk është Dani Alves i katër ose pesë viteve më parë”, deklaroi Nasri.

“Ne mund t’u shkaktojmë telashe në mbrojtje. Shpresoj të mos pranojmë gol në ndeshjen e parë e pastaj do të kemi shanse të mira për t’u kualifikuar. Kemi pranuar dy gola në shtëpi vitin e kaluar, andaj e kishim të vështirë të shkojmë në Camp Nou dhe të kualifikohemi”, u shpreh mesfushori francez.