Nasim Haradinaj e “kthen pa therrë në këmbë” Xhabir Zharkun në Kosovë!

Ndalimi i ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka bërë që ky i fundit të kthehet lirshëm në Kosovë nga Suedia ku ishte fshehur për tri vjet nga drejtësia kosovare.

Lajme

07/06/2018 16:23

Zharku, bazuar në një fotografi të postuar nga miku i tij, Nasim Haradinaj, në këto momente është duke ka hyrë në territorin e Kosovës.

Gjashtë vjet pasi iku nga Kosova drejt Suedisë, duke lënë postin e të parit të Komunës, që e mbante nga viti 2007, Gjykata Themelore në Ferizaj ka ndaluar ekzekutimin e dënimit me burg ndaj tij. Sipas përgjigjes së Gjykatës, kjo kishte ndodhur pasi autoritetet suedeze kishin refuzuar ekstradimin e tij.

“Drejtësia” e Bamias u mposht! Njeriu i duhur i kthehet vendit të vet…”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, raporton lajmi.net.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 21 prill të vitit 2011 e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale të detyrimit dhe posedimit të paligjshëm të armës, dhe i kishte shqiptuar atij dënim me tre vjet burgim si dhe gjobë prej 1,500 euro. /Lajmi.net/