Naser Rugova thotë se partia nga e cila dezertoi është unike

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Naser Rugova sonte ka provuar të bëhet i rëndësishëm, duke u munduar të hedhë baltë mbi media. 

Lajme

22/07/2017 23:28

Ai është përmendur në rastin e votimit të Ramush Haradinajt si kryeministër bashkë me Teuta Rugovën. Derisa Teuta e ka bërë hapin e parë, Naseri “përshëndetë miqtë e tij nga Istogu piktoresk” dhe flet për “qentë dhe karvanin që ecën”.

“Miq të dashur, Ju përshendes nga Istogu pitoresk. Njëfar portali i pa rëndësishëm më paska përmendur prap ashtu më thanë disa miq, se edhe portali është si pronari, një zero e madhe. LDK dhe grupi parlamentar unik si gjithmonë! Qentë lehin por karvani ecën… Vazhdojmë!”, ka shkruar Rugova në llogarinë e tij në Facebook, transmeton lajmi.net.

Rugova, i cili dezertoi nga LDK-ja pas Kuvendit të karrigeve, është rikthyer në partinë e formuar nga xhaxhai i tij pak para kapitullimit të LDD-së, parti që e kishte formuar bashkë me Nexhat Dacin.

Sigurisht se Rugovës i kishte munguar paraqitja në media pasi që një kohë mbeti jashtë institucioneve dhe tash i entuziazmuar me pozitën e deputetit, po tenton të bëhet i rëndësishëm duke fyer media. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

A do të shkojë hapave të Teutës edhe Naser Rugova?