Naser Rafuna nuk do të jetë pjesë e “Kafeneja jonë” në episodet e reja

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Naser Rafuna, pas shumë pyetjeve se a do të luajë në serialin “Kafeneja Jonë”, po qe se vazhdon, ai më në fund është përgjigjur publikisht.

ShowBiz

18/05/2016 13:40

Rafuna ka thënë se ndonëse seriali në fjalë ka qenë tejet i bukur, nuk ka mundësi të luajë në të, pasi që është shumë i zënë me “Çka ka shpija”.

Më poshtë e gjeni të plotë shënimin e tij:

“Meqënese më kanë ardhë shumë pyetje në lidhje me serialin “Kafeneja Jonë” se a do të luaj nëse vazhdon? Po ju përgjigjem me shpresën se nuk më pyetni më dhe e kuptoni tani përgjigjën time.Në serialin “Kafeneja Jonë” është e vërtetë që jemi knaq tej mase në cdogjë,nga bashkëpunimi,shoqëria,e cdogjë bash cdogjë sepse edhe kemi kalu shumë vite bashkë dhe njëjtë kënaqësi padyshim kam nda edhe në serialet tjera që kam luajtur te ” 3 Gjermanët e Trashë” apo “Lagjja e Re”….Fillimisht,ju informoj se nuk do të jem pjese e ekipës,por,një gjë e di,meqë tani jam duke luajtur në serialin “ÇKA KA SHPIJA…!?” ku jam ideator dhe producent i këtij seriali duke qenë shtëpija ime e dytë, dhe meqenëse jam shumë i përkushtuar në këtë serial, ju informoj se edhe po desha,nuk kam kohë të jem pjesë e asnjë projekti tjetër, së pari për shkak të kohës dhe së dyti për shkak të përkushtimit të madh që ia dedikoj me punë këtij seriali.Serial ky që për momentin,që nga fillimi dhe tani në vazhdim e sipër,sipas sondazheve dhe raportit që na kanë informu vet RTK-ja ,”ÇKA KA SHPIJA…!?”, prin numër 1 në shikueshmëri nga tërë emisionet dhe për herë të parë ia tejkalon shikueshmërisë edhe Lajmeve Qendrore.Kështu që nga motivi dhe ambicja e madhe për punë në këtë serial të cilit nuk ia shohim fundin, ju informoj se unë sdo të jem pjesë e asnjë projekti, derisa ende luhet seriali “ÇKA KA SHPIJA…kallxon fëmija ”Në fund,ju faliminderit të gjithëve dhe suksese në jetën,punën,familjët tuaja. FLM o ju,më të dashurit e mijë. Kjo Sezonë përfundon me 30 Maj 2016. Shihemi furishëm…”