Naser Osmani në Gjykatë, po u përgjigjet pyetjeve të avokatit të tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot është duke vazhduar gjykimi ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Naser Osmani dhe shtatë të akuzuarve të tjerëve, gjykim ky i cili lidhet me privatizimin e fabrikës “FAN” në Podujevë.

Lajme

13/07/2018 10:37

Mbrojtjen ka filluar ta jap i akuzuari Naser Osmani i cili është duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Besnik Berisha.

Gjykimi pritet që të vazhdoj gjatë gjithë ditës. Gjykimi për privatizimin e fabrikës “FAN” është njëri nga rastet e shënjestruara për liberalizimin e vizave.

Në këtë rast gjyqësor, Naser Osmani bashkë me 7 persona të tjerë po gjykohen në lidhje me privatizimin e fabrikës “Fan” në Podujevë.

Në kohën për të cilën akuzohet, deputeti Osmani ka qenë anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Përveç tij, pjesë e gjykimit janë edhe Bahri Shabani, Melita Ymeraga, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, Agron Kamberi dhe Adrian Kelmendi (të gjithë zyrtarë të AKP-së), si dhe Agim Deshishku si blerës i fabrikës “Fan”./Kallxo.com