Naser Kelmendi akuzohet për kontrabandë droge

Biznesmeni Naser Kelmendi, është një narko-diler i madh, i cili ka përfituar miliona euro me anë të kontrabandës së drogës nga Afganistani, përmes Turqisë, për në Evropë, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës. 

Lajme

03/09/2014 17:39

Pjesë të kësaj aktakuze i ka publikuar gazeta e përditshme Vijesti e e Podgoricës.

Pjesa më e madhe e aktakuzës ka të bëjë me operacionet për kontrabandimin e drogës, kurse një pjesë më e vogël me vrasjen e shefit të klanit rival në Bosnjë, Ramiz Deliq.  

Naser Kelmendi është arrestuar në Kosovë në maj të vitit 2013, për shkak të dyshimit se ka qenë një prej organizatorëve kryesorë të kontrabandimit të drogës nga lindja drejt vendeve të BE-së.  

Pritet që gjykimi i tillë të fillojë gjatë muajit tetor.