Naser Berisha rikthehet me projekt të ri muzikor, ja detajet

Shquhet për baladat e tij të jashtëzakonshme që edhe tani zgjojnë emocione të njëjta si dikur.

ShowBiz

22/08/2018 17:35

Fjala është për artistin e njohur, Naser Berisha i cili ka paralajmëruar hitin e radhës për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij, shkruan lajmi net.

Me anë të një postimi të publikuar në rrjetin social, Facebook, Naseri ka treguar se do të rikthehet me një këngë sociale.

“Po vije një këngë paksa jashtë „sezonës“, por një këngë që flet për një „sezonë“ 20 vjeçare. Jo rastësisht prita të kaloj koha e klipeve të manekeneve, prita të kaloj edhe koha e klipeve për reklamimin e veturave të huazuara.
Tani që shkuan edhe këngët orientale e rome me tekste shqip, pasi që shkuan këngët me surla e tarabukat, mendova që pas plot 15 viteve (nga kenga „Hajt shko“) të kthehemi në botën tonë reale, me një këngë me temë sociale, me një tekst të thellë dhe me një mesazh, sa artistik, aq edhe domethënës.
Mesazhi i këngës është realiteti që e perjetojmë çdo ditë, por nuk e ndjejmë dot, e edhe në rastet kur e ndjejmë, nuk e themi dot! Në ditët në vijim kënga dhe klipi i ri nga unë „PARADOX“
Disa foto gjatë xhirimeve bashkë me disa artistë nga Gjilani dhe me regjisorin Ekrem Sopin, Në rolin e tij të parë ishte edhe Beni (djali im i vogël)”, ka shkruar ai.

Po ashtu, për lajmi.net, këngëtari Berisha ka thënë se projekti do të publikohet nesër në orën 17:00. “Kënga e re do të publikohet nesër në ora 17:00 në kanalin e Arkivashqip, tema e tekstit eshte sociale, për realitetin kosovar”, thotë ai.

Vlen të ceket se, ‘Do të doja’, ‘Bjondina ime’, ‘A më kujton’, janë disa nga projektet e pavdekshme të Naserit. /Lajmi.net/

YouTube player