Naser Alji debuton te ekipi i ri, rezultati i keq

Naser Aliji u aktivizua nga stoli në derbin e krahinës së Ligurias, ku ekipi e tij u mposht 1-0 në shtëpi nga Spezia.

Sport

06/02/2018 13:42

Naser Aliji debutoi te Virtus Entella, skuadër tek e cila u transferua gjatë merkatos së Janarit.

Mbrojtësi kuqezi u aktivizua nga stoli në derbin e krahinës së Ligurias, ku ekipi e tij u mposht 1-0 në shtëpi nga Spezia.

Aliji hyri në fushë pak pasi kronometri tregonte një orë lojë, ndërsa vetëm pak minuta më parë Virtus Entella e pa veten në disavantazh, pas golit të Maggiores në të 56-ën.

Mbrojtësi nga Kumanova tashmë duket se është ambientuar me ekipin e ri dhe pas 30 minutave të para të luajtura në Serinë B duhet të rigjejë formën më të mirë për të luftuar për një vend në formacionin titullar.

Një mënyrë për të luajtur me vazhdimësi, pas periudhës së vështirë që lojtari kaloi në aspektin personal pas largimit nga gjermanët e Kaiserslautern dhe për të mbetur në planet e trajnerit Christian Panuçi në Kombëtare, në kuadër të angazhimeve në Ligën e Kombeve dhe kualifikueseve të Euro 2020 gjatë edicionit të ri.

Me humbjen e dytë radhazi në shtëpi, Entella betet në kuotën e 24 pikëve dhe e sheh veten në zonën “play out”.