NASA zbulon një vrimë të çuditshme në sipërfaqen e Diellit

Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar një vrimë të çuditshme, pothuajse katrore në formën e saj, në sipërfaqen e Diellit

Auto & Tek

18/06/2014 15:24

Vrima është një zonë ku erërat diellore dalin nga Dielli me një shpejtësi super të shpejtë, thanë studiuest.

Solar Dynamics Observatory (SDO) ka kapur një video të kësaj vrime në formë të çuditshme katrore të Diellit javën e kaluar, raporton Space.com.

Vrima katrore duket e errët, sepse ka aty ka më pak material që emiton dritë në vargun ultravjollcë të spektrit të përdorur për të bërë këtë video, thanë astronautët e NASA-s në një përshkrim në video.

\”Brenda në vrimë ju mund të shihni sythe të ndritshme ku plazma e nxehtë përshkruan disa copa të fushës magnetike diellore duke u fërkuar mbi sipërfaqe\”, thanë ata.

\”Për shkak se ajo është pozicionuar në jug të Diellit deri më tani, ka mundësi që kjo erë diellore të ndikojë edhe këtu në Tokë\”, shtuan ata.

Sipas Tech Times, studiuesit nuk kanë gjetur asnjë arsye se pse kjo vrimë është formuar në këtë formë të veçantë.