NASA vëren një objekt misterioz në Mars (Foto)

Objekti misterioz i vërejtur nga NASA duket shumë i ngjashëm me objektet që kemi parë në filmin ‘Star Wars’.

Fun

25/08/2015 11:39

Objekti u vërejt nga eksperti i UFO-ve, Scott Waring. Ai tha: “E gjeta këtë anomali në fotografitë më të fundit të sondës Curiosity Rover. Objekti i zi duket si një UFO i përplasur”.

Object-spotted-by-Mars-Curiosity-Rover-probe

Waring tha se objekti ishte vetëm 3 metra i madh, kështu që ka mundësi që objekti të mbante pak pasagjerë, raporton RT, transmeton Lajmi.net.

Objekte të tjera të vërejtura në Mars që janë publikuar në javët e fundit janë ndërlidhur me shumë gjëra, duke filluar nga fantazmat e deri tek alienët.