NASA shfaq pamje të asteroidit që mund të godasë Tokën

NASA ka kapur pamje të një asteroidi, i cili mund të shkatërrojë Tokën shekullin e ardhshëm.

Fun

13/01/2019 20:19

Agjencia amerikane e hapësirës shpërndau pamjen e asteroidit të emëruar Bennu me 500 metra gjerësi, transmeton lajmi.net.

Bennu mund të shihet në të djathtë, ndërsa Toka dhe hëna po shkëlqejnë në këndin e poshtëm të majtë në pamjen e NASA-s.

NASA ka thënë se ka një shans të paktë që asteroidi mund të ketë ndikim me Tokën më 25 shtator të vitit 2135.

Shkencëtarët gjithashtu se Bennu do t’i ndihmojë ata të mësojnë më shumë për gjenezën njerëzore, në zbërthim shkencor. /Lajmi.net/