NASA: Plutoni është më i madh se që kemi menduar

Plutoni është shumë më i madh se që kemi menduar, dhe sapo ka përfunduar misioni më i rëndësishëm, për të gjetur përbërjen e tij. Kështu të paktën thonë grupi “New Horizons” nga NASA, të cilët po e hetojnë.

Bota

14/07/2015 15:09

NASA ka përfunduar edhe punimet e fundit dhe një fluturim historik në këtë planet, dhe ka sjellë informacione të rëndësishme, transmeton lajmi.net.

Ky udhëtim ka dalë të informojë se Plutoni është shumë më i madh se që shumica kanë menduar.

Madhësia po ashtu ka një kuptim që me shumë gjasë është më pak i dendur nga që është menduar, dhe ka më shumë akull ndër sipërfaqen e tij. Ai ka një diametër prej 2370 kilometra, duke u bazuar në detajet e dhëna nga “Long Range Reconnaissance Imager”.

Për një kohë të gjatë askush nuk ka qenë i sigurt se sa është i madh Plutoni. Matja e tij ka qenë e vështirë për shkak të distancës së tij prej tokës dhe atmosferës së tij.

Shkencëtarët as nuk ishin të sigurt se çfarë ngjyre është. Por fotografitë kanë treguar se ka një ngjyrë të kuqërremtë në të kaftë.

Zbulimi është veç një pjesë e një “trashëgimie” të informacioneve ekstra për këtë planet. Por për arsye se planeti dhe pika e kontrollit janë larg, mund të marrë me muaj të tërë kohë derisa të dalin informacione se prej çka është i bërë ky planet.

Ky planet është aq larg sa që dritat e tij marrin katër orë kohë për të mbërritur në tokë.

aa

Anija kozmike e New Horizons është nisur sot prej orës 12:49, dhe gjatë këtij udhëtimi do të kalojë nëpër 12 mijë e 500 kilometrave.

Ndërsa aparati i anijes për fotografi do të sjellë fotografitë e detajizuara nga afër planetit dhe sipërfaqes së tij.

Ky aktivitet do t’i kushtojë atyre 700 milionë dollarë ndërsa anija e cila do të përdoret është më e shtrenjta ndonjëherë. Ajo është edhe anija më e shpejtë që do ta lë orbitën e tokës me 58 mijë kilometra për orë.

Fotografitë që ishin bërë nga miliona milje larg planetit tregonin për shkëmbinj, kraterë, dhe humnera më të mëdha se sa Kanioni i madh.

Gjatë këtij udhëtimi do të kontrollohet edhe hëna gjigante e këtij planeti e quajtur Charon, e cila është sa gjysma e sipërfaqes së tij.

Përveç kamerave teleskop, anija do të ketë me vete edhe instrumente të sofistikuara për analizimin përmbajtjes dhe atmosferës së Plutonit.

Plutoni ishte identifikuar më 1930 nga astronauti amerikan Clyde Tombaugh i cili kishte përdorur një teleskop fotografi prej 13 inchve, në pikën e vëzhgimit Lowell në Flagstaff të Arizonës.

Për arsye të largësisë që ka anija kozmike nga toka dhe për shkak se transferimi i të dhënave po bëhet shumë ngadalë, do të kalojnë shumë muaj deri sa të vijë informacioni nga ky mision. /lajmi.net