NASA paralajmëron për tre meteorët që mund ta rrezikojnë Tokën nesër

Tre asteroidë do t'i afrohen planetit Tokë ditës së nesërme, sipas agjencisë amerikane të hapësirës.

Fun

14/01/2019 21:35

Më i madhi i treshes së asteroidëve mund të shkaktojë katastrofë nëse goditet me planetin Tokë, ndërsa gjatësia e tij arrin po aq sa e kullës së Pizës, transmeton lajmi.net.

I pari prej tyre, sipas NASA-s, do të kalojë Tokën rreth orës 3:20 të mëngjesit me shpejtësi mbi 5 kilometra për sekond.

I njohur si AT6 2019, objekti 17-metërsh do të kalojë përbrenda 320.000 kilometrave afërsi ndaj Tokës në proporcin me tetë herë distancën e planetit tonë me Hënën.

I madh sa një balenë blu, asteroidi tjetër do të fluturojë me shpejtësi prej 11 kilometrash në sekond, ndërsa i afrohet Tokës të martën në ora 4:03 të pasditës.

Ndërkaq, asteroidi i tretë, me diametër prej 51 metrash, do të kalojë pranë tokës në ora 10:43 të mbrëmjes. /Lajmi.net/