NASA krijon wireless-in e së ardhmes?

NASA dhe universiteti i Kalifornisë kanë krijuar një teknologji të re që do të përmirësojë shpejtësinë e Wireless dhe në të njëjtën kohë të reduktojë energjinë e nevojshme për të dhënë dhe për të marrë informacione.

Auto & Tek

27/07/2015 17:24

Kjo zgjidhje, e testuar në pajisje, mund të jetë tre herë më e shpejtë se wireless-i tradicional. Aplikacionet e tij kursejnë baterinë e smartphone-ëve dhe të energjisë në hapësirë, shkruan topchannel.

Programuesit janë Adrian Tang, i Jet Propulsion Laboratory i NASA-s në Kaliforni dhe Frank Chang, i Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles. Ata kanë krijuar një çip wireless që merr dhe jep të dhëna duke bërë të mundur që sinjali i wireless të transmetojë pa ndërhyrje.

Kërkesa për patentimin e kësaj teknologjie është kërkuar nga NASA dhe Universiteti i Kalifornisë.