NASA kapë imazhe të ‘fluturës’ së Universit (Foto)

Bukuria madhështore e një efekti në Univers është zbuluar në detaje të pabesueshme në një imazh mahnitës nga sonda Hubble e NASA-s.

Fun

28/08/2015 09:53

Efekti, që duket si një ylber me dy krahë që i jep një pamje të fluturës, është pasojë e një mjegullnaje bipolare.

Pavarësisht nga pamja, këto re kozmike janë ‘aeroplanë’ të materialit të yllit, që udhëtojnë në hapësirë me një shpejtësi prej 1 milion kmh, transmeton Lajmi.net.

Kjo flutur kozmike ka marrë disa emra. Ajo është quajtur ‘Aeroplanët Binjak Nebula’ dhe gjithashtu PN M2-9. Ngjyrat e ndezura dhe të zgjeruara të gazit që shihen qartë në këtë imazh paraqesin fazat përfundimtare të jetës së një ylli të vjetër.

Ylli jo vetëm që ka hequr shtresat e tij të jashtme, por bërthama e mbetur e tij i ka ndriçuar edhe më shumë këto dy shtresa – duke rezultuar në një shfaqje spektakolare.

Ky efekt është i njohur si ‘mjegullnaja bipolare’, për shkak se ka dy yje në qendrën e tij me një masë të njëjtë të Diellit. (Lajmi.net)

2BB38AEF00000578-0-image-m-28_1440702804301