NASA kapë imazhe të Diellit që duket si ‘kungulli i Halloween’

Kjo është e frikshme. Një pajisje e NASA-së që gjendet në hapsirë ka kapur një fotografi të Diellit që duket saktësisht si një kungull i frikshëm i Halloween.

Fun

27/10/2014 16:03

Ne do të mendonim se ylli gjigand do të jetë shumë i zënë duke qenë i nxehtë dhe vështirë që do bëhej pjesë e Halloween, por këto imazhe duket se e sugjerojnë të kundërtën.

Duket se Dielli vendosi të jetë pjesë e festimit të Halloween, pasi që pika vëzhguese e sistemit diellor të NASA-së e fotografoi atë duke e imituar kungullin e Halloween më 8 tetor, transmeton Lajmi.net.

Siç mund të shihni edhe në foton lartë të kapur nga NASA, Diellit i shihen sytë, hunda dhe goja shumë lehtë, për këtë nuk ju duhet një vrojtim shumë i përqëndruar.

Pra, duket se Dielli ka vendosur që ta festojë Halloween-in.