NASA ka dërguar një sinjal 13 miliardë milje në hapësirë. Dhe mori përgjigje

Derisa ne presim që të realizohen ende rrugët nëpër fshatrat e thellë, NASA arriti që të kontaktojë me një anije kozmike 13 miliardë milje larg.

Auto & Tek

04/12/2017 08:36

 

NASA ishte e brengosur se Toka do të humbte kontaktin me Voyager 1, sikurse nxitësit e tij të kontrollit të hapësirës, të cilët rrotullohen në mënyrë që të mund të komunikojnë me Tokën.

Sipas një deklarate, ekipi Voyager përfundimisht u pajtua me ‘një zgjidhje të pazakontë’: duke hedhur një sërë nxitësish rezervë që nuk ishin përdorur që nga viti 1980, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net

Suzanne Dodd, menaxhere e projektit për Voyager në Laboratorin Jet Propulsion të NASA (JPL), tha në deklaratën ‘’Me këto gjëra që janë ende funksionale, pas 37 viteve përdorim, ne do të jemi në gjendje të zgjasim jetën e anijes kozmike Voyager deri në tre vjet.’’

Voyager 1 është objekti i vetëm i bërë nga njeriu në hapësirën ndëryjore (mjedisi midis yjeve), ndërsa anija kozmike e saj Voyager 2 është në rrugën e saj për atje.

Të dy mbajnë një regjistër të artë të tingujve të tokës, fotot dhe mesazhet.

Meqenëse të dyja anijet kozime mund të kalonin miliarda vite, kapsulat kohore që ato mbartin mundet që një ditë të jenë gjurma e vetme mbijetuese e qytetërimit njerëzor. /Lajmi.net/