NASA: Ja kur do të dërgohen njerëzit e parë në Mars

NASA ka diskutuar një mision për në Mars prej kur astronautët aderuan në hënë, dhe për shumicën e njerëzve udhëtimi për në planetin e kuq mund të duket vetëm ëndërr.

Fun

04/04/2016 18:50

Por, ish administratori dhe astronauti i NASA, Charles Bolden ka thënë se inxhinierët tani janë më afër së kurrë realizimit të kësaj ëndrre.

Ai tha kohët e fundit për Kongresin se përdorimi i energjisë termo-bërthamore është mënyra më efektive e dërgimit të njerëzve në Mars, dhe beson se njerëzit do të arrijnë në këtë planet deri më 2030.

Ai tha se është i bindur se “Udhëtimi për në Mars” i NASA-s do të realizohet, duke shtuar se ky mision është shumë i rëndësishëm për të kuptuar më mirë planetin tonë.