NASA gjejnë një planet të ngjashëm Tokën 226 vite dritë larg

Duke përdorur të dhëna nga teleskopi hapësinor i NASA-s Kepler, dy praktikantë të NASA-s dhe një ekip astronomësh amatorë kanë gjetur një planet të ngjashëm me Tokën.

Fun

09/01/2019 16:13

Me afërsisht dyfishin e madhësisë së Tokës, i njohur si K2-288Bb, planeti i ri gjendet brenda zonës së banueshme të yllit të saj, duke ngritur shpresat se mund të ketë kushte për jetë, transmeton lajmi.net.

Planeti është 226 vite dritë larg në Taurus dhe mund të jetë shkëmbor ose i pasur me gaz, i ngjashëm me Neptun, tha NASA.

Madhësia e saj është e rrallë në mesin e ekzoplaneteve – planetet përtej sistemit tonë diellor.

“Është një zbulim shumë emocionues për shkak të mënyrës se si u gjet. Orbita e tij është e përmbajtur, dhe për këtë shkak, planetet e kësaj madhësie duket të jenë relativisht të pazakonshëm”, tha Adina Feinstein, një studente e diplomuar në Universitetin e Çikagos, gjithashtu pjesë e këtij zbulimi. /Lajmi.net/