NASA e shpalos automjetin e ti me të cilin do ta “pushtojë” Marsin (Foto)

NASA e ka shpalosur një automjet të ri “rover” për planetin Mars, i cili është i dizajnuar për të funksionuar si automjet punues dhe laborator për gjeneratën e radhës të eksploruesve të hapësirës.

Auto & Tek

11/06/2017 19:02

Automjeti 8.5 metra i gjatë është sikur të ishte i filmave shkencoro-trillues. Automjeti ka gjashtë rrota të mëdha dhe mund të udhëtojnë mbi kodra me rërë, gropa të thella dhe shkëmbinj dhe furnizon gjithçka me rrymë përmes paneleve diellore, transmeton Express.

“Ka sistem mbështetës të jetës, navigacion dhe sisteme të komunikimit si dhe dizajnë dhe materiale që lidhen me kushtet dhe resurset në Mars,” ka thënë NASA.

I krijuar nga Parket Brothers Concepts, roveri – i cili nuk duket aspak si automjetet aktuale që e kanë rrokullisur sipërfaqen e Marsit, 34 milionë milje lart – do ta promovojë “Verën e Marsit” të NASA-s për t’i mësuar të rinjtë rreth përpjekjeve të saj për t’i çuar njerëzit në botën fqinje të Tokës.

Roveri pritet që të prek në Mars më 2020, për të kërkuar shenja të jetës mikrobiale të së kaluarës.