NASA: Do t’i gjejmë Alienët deri në vitin 2026

Nasa ka thënë se njerëzimi do të gjejë provën evidente se "nuk jemi të vetëm" në këtë univers deri në 20 vitet e ardhshme.

Auto & Tek

18/07/2014 21:39

Ky njoftim vjen në 45 vjetorin e lëshimit të anijes kozmike Apollo 11.

Nasa tha se është jashtëzakonisht e mundshme që jeta të ketë evoluar diku në galaktikën tonë prej 100 miliardë yjeve, dhe do të jemi në gjendje për të gjetur prova se ajo ekziston.

Deri më tani përpjekjet tona për të gjetur jetë në sistemin tonë diellor kanë dështuar. Nuk ka dëshmi të drejtpërdrejta të jetës të gjetur në Mars, pavarësisht explorimit robotik prej më shumë se një dekade, dhe përderisa shkencëtarët mendojnë se hënat Titan dhe Europa mund të mbajnë jetë në sipërfaqen e tyre, kjo është ende vetëm një hamendje.

Por gjasat janë se jeta ka evoluar diku tjetër – dhe Nasa është e bindur se mund ta gjejë këtë provë. Nuk po flasim për anije UFO apo për krijesa të gjelbërta, ne po flasim për prova më delikate rreth yjeve të largëta ku jeta ka mund të shkojë.

Nasa bëri këtë parashikim në selinë e saj në Uashington, ku poashtu njoftoi edhe nisjen e një Topografi Satelitor ‘Exoplanet’ në vitin 2017, për të kërkuar për shenja të jetës dhe botëve të tjera jashtë sistemit tonë diellor.