Narkomani hedh bombë në diskotekë, 32 të plagosur

Të paktën 32 persona janë plagosur sot herët në mëngjes, kur një mashkull hodhi një mjet shpërthyes në diskotekën “EX” në qytetin Velika Klladusha, në Bosnjë.

 

Lajme

11/05/2014 12:03

Në orët e hershme, në 3:30, në diskotekën EX është hedhur mjeti shpërthyes. Janë plagosur mbi 30 persona, nga të cilët dy më rëndë, thuhet në njoftimin e policisë, të cilin e transmetojnë mediet boshnjake.

Sipas informatave të deritashme, bombën në diskotekë e ke hedhur një person i njohur për policinë, përkatësisht një narkoman i regjistruar.