Napoli ‘transferon’ Mascheranon

Një interesim i gjatë që duket se do të finalizohet me sukses. Rafael Benitez e kërkoi në Inter katër vjet më parë kurse ka tentuar edhe ta transferojë në Napoli, në verën e vitit të kaluar, dhe sërish në janar. E kuptuat, bëhet fjalë për Javier Mascheranon, futbollistin me të cilin punoi gjatë kohës sa…

Sport

14/03/2014 18:30

Një interesim i gjatë që duket se do të finalizohet me sukses. Rafael Benitez e kërkoi në Inter katër vjet më parë kurse ka tentuar edhe ta transferojë në Napoli, në verën e vitit të kaluar, dhe sërish në janar.

E kuptuat, bëhet fjalë për Javier Mascheranon, futbollistin me të cilin punoi gjatë kohës sa ishte në drejtim të Liverpoolit dhe nuk e harroi më kurrë.

Sipas portalit Fichajes.net, anëtari i Barcelonës, në kontratë me gjigantin katalan deri më 2016, do të largohet nga Camp Nou në përfundim të këtij sezoni.

Dhe, kontaktet e vazhdueshme me ish trajnerin e tij pritet të sjellin marrëveshjen për transferimin e tij në Napoli, ku zyrtarizimi i kalimit mund të bëhet para fillimit të Kampionatit botëror në Brazil.

Mesfushori i shndërruar në qendërmbrojtës, është futbollisti ideal për Benitezin pasi sjell përvojë, kapacitet, prezencë në ndërtimin e një skuadre që vitin e ardhshëm do të luftojë më seriozisht për Scudetto.