Napoli shënon fitore të vështirë në fushën e rënduar të Genoas

Napoli ka shënuar fitore ndaj Genoas, për të qëndruar në ndjekje të Juventus dhe për të mbajtur të sigurtë vendin e dytë.

Sport

10/11/2018 22:38

Lojtarët e Ancelottit arritën fitore me rezultatin 1:2 në udhëtimin në Genoa, shkruan lajmi.net.

Ishin vendasit që kaluan në epërsi të parët, duke befasuar napolitanët, me anë të Christian Kouame, në minutën e 20’ të takimit.

Pjesa e dytë filloi nën reshjet e mëdha të shiut. Në minutën e 58’ referi ndërpreu takimin, si pasojë e kushteve të rënduara të terrenit.

Me rifillimin e takimit, i shpejtë ishte reagimi i mysafirëve, të cilët në minutën e 62’ realizuan me anë të Fabian Ruiz, për të barazuar shifrat.

Goli vendimtar që vulosi takimin erdhi në minutën e 86’ kur Davide Biraschi realizoi në portën e tij.

Me këtë fitore, Napoli grumbullon 28 pikë, tri më pak se Juventus dhe 3 më shumë se Inter, të cilat skuadra kanë nga një ndeshje për të luajtur nesër. /Lajmi.net/