Napoli s’dëshiron t’i shesë më lojtarë Chelseat, shikoni marrëveshjen shumë interesante

Akord interesant mes klubeve.

Sport

15/07/2018 09:37

Pas lamtumirës së Jorginhos, që ka ndjekur Sarrin në Londër, Auerlio De Laurentiis, presidenti i Napolit, ka marrë masat.

Ai ka detyruar Chelsean të nënshkruajë një marrëveshjes që e ndalon klubin londinez të kërkojë lojtarët e “axurrëve” për disa vite me radhë.

Falë kësaj marrëveshja të arritur mes dy palëve, Chelsea ka mundur ta marrë Maurizio Sarrin pa qenë e nevojshme të paguajë klauzolën prej 8 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e tij.

Një marrëveshje mjaft interesante, duke ditur faktin që shumë lojtarë të Napolit mund të dëshirojnë të luajnë në Premierligë.