Napoli rinovon San Paolon

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar se Napoli do të qëndrojë në Stadio San Paolo dhe do ta rinovojë atë në bashkëpunim me komunën. Disa ditë më parë, ai kishte kërcënuar se do të largohet nga stadiumi për ta nderuar një të ri afër zonës Caserta. Por, tani ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes. “Mund…

Sport

02/10/2013 19:30

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar se Napoli do të qëndrojë në Stadio San Paolo dhe do ta rinovojë atë në bashkëpunim me komunën.

Disa ditë më parë, ai kishte kërcënuar se do të largohet nga stadiumi për ta nderuar një të ri afër zonës Caserta. Por, tani ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes.

“Mund të njoftoj se San Paolo do të mbetet shtëpia e Napolit”, deklaroi De Laurentiis pas një takimi me kryetarin e komunës, Major De Maristris.

“Ne arritëm një marrëveshje. Napoli do t’i ketë të drejtat e pronësisë së stadiumit dhe zonave përreth tij, andaj do të bëjmë gjithçka që duhet për ta avancuar në standardet maksimale evropiane. Opsioni Caserta është braktisur. Ne kemi hyrë në detaje dhe jemi pajtuar se ky stadium do të jetë i Napolit dhe do të garantojë kthimin e investimeve”, u shpreh ai.