Napoli me mesazh prekës për Strinic

Anëtari i ri i Milanit, Ivan Strinic, po përballet me probleme shëndetësore.

Sport

20/08/2018 16:03

Blerja më e re e “rosonerëve”, Ivan Strinic, ka kuptuar së fundmi nga doktorët se ka probleme me zemër. Këto probleme do ta lënë kroatin jashtë fushave të blerta për një kohë të pacaktuar.

Solidariteti nga skuadrat italiane me mbrojtësin e majtë nuk mungojnë. Është skuadra e Napolit ajo që përmes rrjeteve sociale i ka dhënë përkrahje 31 vjeçarit.

“Të presim në fushë” thuhet në mesazhin e Napolit./Lajmi.net/