Napoli mbetet pa Insignen

Lorenzo Insigne do të mungojë në ballafaqimin vendimtar për kualifikim në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Feyenoordit.

Sport

05/12/2017 13:51

Napoli do të jetë pa Lorenzo Insignen në ndeshjen ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi italian pësoi lëndim në humbjen nga Juventus në Serie A.

Andaj, mediat italiane raportojnë se ai do të mungojë në ballafaqimin vendimtar për kualifikim në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Insigne mund të rikthehet në ekip për xhiron e ardhshme në Serie A.

Lista e futbollistëve të ftuar nga Napoli: Reina, Rafael, Sepe; Albiol, Chiriches, Hysaj, Koulibaly, Maksimovic, Maggio, Mario Rui; Jorginho, Allan, Diawara, Hamsik, Rog, Zielinski; Giaccherini, Callejon, Ounas, Mertens. /Lajmi.net/