Napoli kërkon 11 milionë euro për Behamin

Napoli e ka vendosur çmimin për Valon Behramin. Presidenti Aurelio De Laurentiis kërkon 11 milionë euro për mesfushorin kosovar.

Sport

14/06/2014 16:35

Valon Behrami pritet të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere. Dhe, interesim për mesfushorin kosovar kanë shprehur disa skuadra, mbi të gjitha Interi.

Për këtë, presidenti Aurelio De Laurentiis e ka vënë çmimin për përfaqësuesin zviceran.

Sipas të së përditshmes italiane “Il Mattino”, Napoli i kërkon 11 milionë euro për futbollistin mitrovicas, i cili nuk është në planet e trajnerit Rafael Benitez.

Klubi nga San Paolo nuk preferon shkëmbime dhe nuk e ka ndërmend të zbresë nga kjo shumë e caktuar.

Për momentin, Interi nuk është i gatshëm të ofrojë aq shumë para për ish futbollistin e Veronës, Lazios, West Ham Unitedit dhe Fiorentinës.