Napoli – Juventus, lajmi i fundit nga Higuain

Juventus vendos për sulmuesin Gonzalo Higuain në lidhje me paraqitjen e tij ndaj Napolit.

Sport

01/12/2017 07:03

Gonzalo Higuain do të luajë nga minuta e parë në derbin Napoli – Juventus.

“Sky Sport” raporton se sulmuesi argjentinas do të jetë titullar te “Bianconerët” në ballafaqim me ish skuadrën e tij në San Paolo.

Higuain i është nënshtruar një operacioni në dorë, më herët gjatë javës, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai do ta formojë treshen e sulmit të Juventusit së bashku me Paulo Dybala e Douglas Costa. /Lajmi.net/