Napoli – Juventus, befasi nga Higuain

"Sky Sport" në Itali raporton se Higuain pritet të ftohet për ballafaqimin e madh në San Paolo, të premten.

Sport

29/11/2017 13:19

Gonzalo Higuain ka filluar të stërvitet me ekipin e Juventusit.

Sulmuesi argjentinas i është nënshtruar një operacioni në dorë që e rrezikoi paraqitjen e tij në derbin e madh ndaj Napolit.

Por, “Sky Sport” në Itali raporton se Higuain pritet të ftohet për ballafaqimin e madh në San Paolo, të premten, përcjell “lajmi.net”.

Higuain dëshiron të luajë kundër ish skuadrës së tij. /Lajmi.net/