Napoli i fiton tri pikë të arta ndaj Lazios

Napoli ia ka fituar tri pikë të arta në përballjen ndaj Lazio.

Sport

20/01/2019 22:25

Napoli e ka mposhtur Lazion në javën e 20-të në Serie A, me rezultat, 2:1.

Napolitanët kaluan në epërsi në minutën e 34’ me golin e shënuar nga Jose Callejon, për ta dyfishuar epërsinë me anë të Arkadiusz Milik (37’), raporton lajmi.net.

Lazio u rikthye në lojë në minutën e 65’ me golin e Ciro Immobiles, por që nuk arritën të bënin më shumë.

Mysafirët mbetën me një lojtarë më pak në fushë, pasi në minutën e 70’ Acerbi u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

Pas javës së 20-të, Napoli gjendet në vendin e dytë me 47 pikë, ndrysa Lazio në të pestin me 32. /Lajmi.net/