Napoli i Ancelottit e mposht Lazion e Valon Berishës me përmbysje

Napoli e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A.

Sport

18/08/2018 22:33

Nënkampionët e sezonit të kaluar, kanë fituar përballjen e vështirë me Lazion në udhëtim me rezultat 1:2.

Skuadra që tani drejtohet nga Carlo Ancelotti, ka arritur të përmbysë rezultatin ndaj Lazios, për tre pikët e para këtë sezon.

Ciro Immobile në minutën e 25’ kaloi në epërsi Lazion.

Sulmuesi Milik në minutën e 45’, barazoi në 1:1.

Golin e fitores për Napolin e shënoi Lorenzo Insigne, në minutën e 59’./Lajmi.net/