Napoli fiton në fund

Napoli e ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Torinos, vetëm falë golit të realizuar nga Gonzalo Higuain, në minutën e 90’të të takimit. Në një ndeshje ku nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat, ekipi i Rafael Benitezit fitoi 1:0, falë golit të vonshëm, përmes së cilit u ngrit në pozitën e dytë në…

Sport

17/03/2014 19:56

Napoli e ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Torinos, vetëm falë golit të realizuar nga Gonzalo Higuain, në minutën e 90’të të takimit.

Në një ndeshje ku nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat, ekipi i Rafael Benitezit fitoi 1:0, falë golit të vonshëm, përmes së cilit u ngrit në pozitën e dytë në Serie A, të cilën e ndan së bashku me Romën, që megjithatë ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Te ekipi Granata, Migjen Basha u inkuadrua në lojë në minutën e 78’të në vend të Jasmin Kurtic, ndërsa te Napoli, Valon Behrami hyri në lojë në minutën e 64’t në vend të Gokhan Inler.

Pas kësaj humbjeje, Torino zbriti në pozitën e dhjetë në tabelë me 36 pikë të grumbulluara.