Napoli e mund Liverpoolin me një gol të shënuar në minutën e 90’

Napoli ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme nga përballja me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve, duke  e fituar 1:0 përballjen e ‘San Paolo’.

Sport

03/10/2018 22:56

Skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti ka arritur që me një gol të shënuar në minutën e 90’ të takimit të mund finalistët e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve.

Ishte Lorenzo Insigne heroi i Napolit, që shënoi golin e vetëm të takimit dhe të fitores në minutën e 90’.

Pas kësaj fitore, Napoli renditet në vendin e parë në grupin C me katër pikë të grumbulluara, ndërsa Liverpool me tre pikë zë vendin e dytë./Lajmi.net/