Napoli e gjunjëzon Romën (VIDEO)

Napoli e ka fituar derbin e xhiros së 27-të ndaj Romës, me rezultat 1-2.

Sport

04/03/2017 16:54

Me dy gola të shënuara nga Mertens, Napoli ka mposhtur Romën në stadiumin ‘Olimpico’.

Belgu arriti të shënoi në minutat 26-të dhe 50-të.

Romën në lojë e ktheu Strootman, kur shënoi në minutën e 89-të.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, Roma pati edhe disa mundësi të mira shënimi, por Pepe Reina ishte në ditën e tij më të mirë.

Kjo është humbja e parë e Romës në shtëpi këtë edicion./Lajmi.net/


Dries Mertens Goal Annulled HD – AS Roma 0-2… by eurofoot4


Kevin Strootman Goal HD – AS Roma 1-2 Napoli… by Gol-Live

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6