Napoli befason me vendimin e fundit për Deulofeun

"Corriere dello Sport" shkruan se klubi nga San Paolo nuk është i bindur për blerjen e reprezentuesit spanjoll.

Sport

19/01/2018 09:54

Napoli ka refuzuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Gerard Deulofeu.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruan se klubi nga San Paolo nuk është i bindur për blerjen e reprezentuesit spanjoll.

Deulofeu do të largohet nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Por, Napoli në fund është tërhequr nga interesimi për angazhimin e ish yllit të Evertonit dhe Milanit. /Lajmi.net/