Nantes nderon Canën (FOTO)

Lorik Cana ka zhvilluar ndeshjen e 200­të në Ligue 1 në Francë, teksa ata ai i ka zhvilluar duke mbajtur veshur fanellën e PSG, Marsejës, ndërsa këtë shifër jubile ai e arriti me Nantes.

Sport

29/11/2015 09:38

Shifrën e 200 ndeshjeve Cana e arriti javën e shkuar kundër Monakos, ndërsa klubi i tij aktual ka menduar ta nderojë kapitenin e kombëtares shqiptare këtë javë pasi ndeshja e shkuar u luajt jashtë fushe.

Para sfidës së të shtunës në shtëpi ndaj Bastias, drejtuesit e klubit të Nantes e kanë uruar atë si dhe i kanë dhuruar një bluzë me numrin 200 dhe emrin e Canës mbi të.