Nani tregon se cili ishte kundërshtari më i vështirë
Ish anëtari i Manchester United, në një intervistë të gjatë për “Goal”, ka treguar edhe për kundërshtarin më të vështirë që ka takuar.
Sport
Pasi kulmin e karrierës e ka prekur në Premierligë, nën ngjyrat e Manchester United, kuptohet se aty ka pasur edhe përballjet më të vështira.
Siç duket, ndeshjet me Chelsea kanë qenë ato që kanë sjellë më shumë telashe për yllin portugez.
“Kundërshtari im më i vështirë ka qenë Ashley Cole” ishin fjalët e Nani për “Goal”, transmeton lajmi.net.
“Duelet tona në ndeshjet United – Chelsea kanë qenë gjithmonë shumë të vështira” ka thënë tutje ai.
Kujtojmë se Nani kishte triumfuar në finale të Ligës së Kampionëve pikërisht në përballjen kundër Chelsea, në finalen e vitit 2008. /Lajmi.net/