Nani ‘sulmon’ kombëtaren tonë

Lojtari i kombëtares portugeze, Nani ka thënë se Shqipëria nuk e meritoi fitoren në takimin e sotëm, pasi ka luajtur një ndeshje shumë të dobët.

Sport

08/09/2014 01:19

Portugalia e filloi shumë keq fazën kualifikuese për Euro 2016, pasi është mposhtur që në ndeshjen e parë, në shtëpi kundër Shqipërisë.

“Rezultati i sotëm ishte shumë negativ për ne. Me lojën që tregoi Shqipëria, mund të them se na vodhi fitoren”.

“Ky nuk është fundi. Ka shumë ndeshje tjera të cilat duhet ti fitojmë patjetër”, ishin fjalët e Nanit pas takimit.