Nani: Portugalia mund të fitojë pa Ronaldon

Superylli i Portugalisë, Nani është i bindur se skuadra e tij ka të gjithë kapacitetin e duhur për të fituar ndeshjet edhe pa Cristiano Ronaldon.

Sport

16/06/2015 18:30

Nani ka mohuar zërat se Portugalia është e varur nga Ronaldo, duke shtuar se kjo Kombëtare mund të fitojë edhe pa shërbimet e yllit të Realit.

“Ronaldo është një lojtar shumë i rëndësishëm për neve, ndërsa  këtë gjë ai e ka treguar më së miri në ndeshjen e fundit ndaj Armenisë ku shënoi het trik”, tha Nani për reporterët.

“Por me të apo pa të, ne kemi një skuadër të fortë ku duhet të luajmë lojën tonë dhe të punojmë shumë për të arritur rezultatet”, përfundoi Nani.