Nani në shitje

Mesfushori ofanziv i Manchester Unitedit, i huazuar në Sporting Lisbon, Nani, do të shitet gjatë afatit kalimtar të verës pasi gjiganti anglez nuk e konsideron se ai ka të ardhme në Old Trafford.

Sport

29/11/2014 09:03

Manchester United është i gatshëm t’i vlerësojë ofertat për mesfushorin Nani, derisa Sporting Lisbon nuk ka mundësi të shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Express”.

Reprezentuesi portugez u rikthye në Sporting në fillim të këtij sezoni në formë huazimi pasi dështoi të lë gjurmë në Old Trafford nën drejtimin e David Moyesit.

Menaxheri i ri Louis van Gaal transferoi disa yje përfshirë sulmues dhe mesfushor ofanziv si Radamel Falcao dhe Angel Di Maria, dhe qartë nuk e konsideron Nanin si futbollist që ka të ardhme në klub.

Andaj, meqë Sporting nuk është në gjendje të paguajë pagën e lartë të futbollistit, Nani do të përfundojë në shitje në verën e vitit të ardhshëm.