Nani ka një klub të ri

Fenerbahce ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e mesfushorit Nani për 6 milionë euro.

Sport

25/06/2015 10:05

Nga Portugalia në Turqi, nga Lisbona në Stamboll.

Nani është i gatshëm të fillojë një aventurë të re.

Fenerbahce ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e mesfushorit portugez për 6 milionë euro.

Inter e Juventus provuan ta sjellin në Serie A, por pa sukses. Nani do të nënshkruajë me Fenerbahcen.